Jason Derulo baba për herë të parë! Jep lajmin me një video të ëmbël krah të dashurës

Jason Derulo


Jason Derulo do të bëhet baba! Ditën e djeshme këngëtari dhe e dashura e tij, Jena Frumes njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

“Nuk mund të isha më i lumtur për këtë kapitull të ri në jetën tonë,” shkroi këngëtari në Instagram, së bashku me një video ku shfaqet me të dashurën e tij shtatzënë.

Gushtin e vitit të kaluar, Derulo tha për People se ai u takua me 26-vjeçaren, Jena Frumes në palestër, pak para pandemisë së koronavirusit dhe të dy filluan të takoheshin pak më vonë. Ata shpesh publikojnë video së bashku me TikTok dhe kanë shpërndarë video të shumta me njëri-tjetrin edhe në Instagram.

Gjithashtu verën e kaluar, Derulo foli për të krijuar familje në një intervistë për Page Six.

https://www.instagram.com/p/CM-eAcCn5Si/?utm_source=ig_web_copy_link

Gazmend Freitag: Dëshira ime më e madhe është të hap një ekspozitë ekskluzive në Tiranë

Gazmend Freitag është një artist kosovar që jeton dhe bën karrierën e tij artistike në Linz të Austrisë. Ai ka lindur më 25 maj 1968 në Pataqan i Poshtëm. Në një intervistë ekskluzive për “Tirana Times”, artisti shpreh dashurinë e tij për vendlindjen dhe për Shqipërinë në veçanti si mëmëdheu i emrave të mëdhenj si Skënderbeu, Naim Frashëri apo Andon Zako Çajupi që kanë frymëzuar talentin e tij. Vazhdoni me leximin e “Gazmend Freitag: Dëshira ime më e madhe është të hap një ekspozitë ekskluzive në Tiranë”