Këngëtarja e famshme Ariana Grande ka ndryshuar pikëpamjen e saj për muzikën por edhe për botën dhe kjo duket qartë në klipin e saj më të ri.
Rreth një viti më parë në koncertin e saj në “Manchester Arena” ndodhi një sulm terrorist që i mori jetën 22 personave. Pas kësaj ngjarjeje këngëtarja e famshme u zhduk dhe prej shumë kohësh nuk ishte më aktive në rrjetet sociale.
Menaxheri i saj me anë të një deklarate ka shpjeguar se Grande ka qenë e dyzuar për t’u rikthyer në studio pas sulmeve dhe përfundimi i turneut të saj muzikor ka qenë shumë emocional.
Pak orë më parë Ariana është rikthyer dhe ka publikuar këngën e saj më të re të quajtur “No Tears Left to Cry” që i kushtohet të gjithë viktimave të sulmit tragjik.
“Nuk më kanë mbetur më lot për të qarë ndaj unë dashuroj, jetoj, ringrihem” ,shkruhet në tekstin e këngës së saj.